Lajmet e fundit

Nga data 1 deri më 7 tetor 2016, UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shënojnë Javën e Gjidhënies në Kosovë.
Tema e javës së gjidhëniës 2016 është “Gjidhënia: Çelësi drejt një Zhvillimi të Qëndrueshëm”.
Gjidhënia nuk është vetëm gur themeli i zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, ajo është gjithashtu edhe themeli i zhvillimit të shoqërisë.
“Ekzistojnë fakte të bazuara mirë se të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri shpëton jetë dhe mbron shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Qumështi i gjirit ka ndikime afatgjate në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës”, tha James Mugaju, Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.