Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit ka organizuar të mërkurën manifestimin kombëtar ''Festa e Abetares 2017''.
Manifestimi po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Festa e Abetares është manifestim tradicional me të cilin po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.
Sipas Ministrit Arsim Bajrami, kjo festë është shumë e rëndësishme për fëmijët pasi ata hyjnë në rrugën e shkrimit dhe leximit.
Madje tashmë fëmijët festojnë të bashkuar këtë festë, është shprehur Bajrami, njofton Klan Kosova.
Ndryshe numri i fëmijëve të cilët po marrin pjesë në këtë manifestim është i madh dhe ata për këtë festë janë duke mbajtur dhe një program artistik.