Lajmet e fundit

Piramida e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” të dielën, u mbush me margjinalizimet më të shpeshta që bëhen në vend.
Kështu Qendra për këshillim, shërbime sociale dhe hulumtim, shënoi ditën ndërkombëtare të kundër diskriminimit, që sivjet iu kushtua vajzave dhe grave.
Për organizatorët, kjo ditë shërben edhe si fushatë vetëdijësuese për të ndalur diskriminimet ndaj të gjitha grupeve pakicë, njofton Klan Kosova.
Shënimi i kësaj date po del të jetë i rëndësishëm edhe për dikë nga pakica rome, që po konsideron se komuniteti që i takon, nuk trajtohet në mënyrë meritore.
Kronikë nga Qëndresa Sinani