Lajmet e fundit

Që nga viti 2007, Komuniteti Bektashi feston çdo vit rindërtimin e Teqesë së Bektashinjve në Gjakovë, njofton Klan Kosova.
Kjo Teqe e cila u dogj dhe shkatërrua gjatë luftës së fundit në Kosovë, u rindërtua para dhjetë vjetësh me ndihmën e Qeverisë së Kosovës.
Për këtë ngjarje, nga Tirana në Gjakovë erdhi këtë të premte edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedë Emdond Brahimaj.
Ai tha se teqeja e Gjakovës ka rol shumë të madh për shoqërinë.
Ndërsa babai i Gjyshatës Bektashiane në Gjakovë, Baba Mumin Lama tha se tarikati i bektashinjve ishte në Kosovë qysh para otomanëve.
Kronikë nga Artiana Matoshi