Lajmet e fundit

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi „KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, sot do të shënojë Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral.
Kjo ditë shënohet në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës), transmeton Klan Koosva.
Me këtë rast, ambasadorët dhe lepuroshi i projektit do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve me pastë për fëmijët dhe qytetarët e tjerë që lëvizin përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti”.
Po ashtu, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” do të këndohet edhe kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” nga qindra fëmijë që do të jenë pjesë e realizimit të projektit.