09.10.2015 · përditësuar para 3950 dite1 min lexim
Dita ndërkombëtare e patates është shënuar në Pestovë të Vushtrrisë, në vendin ku bëhet kultivimi më i madh i patates në Kosovë.
Kjo ngjarje është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Komuna e Veshtisë dhe kompania e patateve Pestova, njofton Klan Kosova.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka premtuar se do të vazhdojë t’i përkrahë produktet e patateve dhe ka kërkuar nga prodhuesit të përmirësojnë cilësinë e prodhimit, në mënyrë që sa më parë këto produkt të futen në tryezën europiane.
Vetëm për këtë viti ministria e Bujqësisë ka ndarë shtatë milionë euro për kultivimin dhe përpunimin e perimeve.
Po ashtu, komuna ka rritur subvencionet nga 159 mijë vitin e kaluar në 330 mijë këtë vit, duke premtuar se shifrat do të rriten edhe vitin e ardhshëm.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.