Lajmet e fundit

Sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.
Ky operacion do të zhvillohet së bashku me njësitet përkatëse të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në poligonin e demolimeve të KFOR-it, në Rahovec, transmeton Klan Kosova.