Lajmet e fundit

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës shënon me disa manifestime Ditën Botërore të Veshkës.
Aktivitetet do të nisin në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës duke pasur për qëllim që vetëdijësimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit;
Më pas në orën 10:00 hapet pika informuese në sheshin “Nëna Tereza, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletëpalosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.
Kurse, në orën 13:00, në QKUK mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”, transmeton Klan Kosova.