Lajmet e fundit
Në Komunën e Shtërpcës, u shënua Dita Botërore e Refugjatëve, e cila në botë shënohet më 20 qershor.

Fëmijët e zhvendosur kanë ekspozuar vizatimet e tyre, duke shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve në komunën e Shërpcës.
Në shënimin e kësaj dite në Shtërpcë, kanë marrë pjesë edhe ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, përfaqësues të pushtetit lokal në Shtërpcë, kreu i misionit të UNHCR-në Kosovë, Narasimha Rao, si dhe përfaqësues të Këshillit Danez për Refugjatë dhe përfaqësues të IOM-it dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.
“Ministria është me të vërtetë e angazhuar për zgjidhjen e problemit të refugjatëve, dhe unë besoj se ne në vitin e ardhshëm kur shënojmë këtë ditë, do tu shohim në shtëpitë e reja”, tha ministri Jevtic.
Ministri Jevtic, iu drejtua edhe fëmijëve.
"Të rriturit do të më falin, sot ju drejtohem të gjithë fëmijëve të cilët nuk kanë shtëpi të tyre dhe jetojnë në mërgim. Juve kryesisht duam t’u sigurojmë një çati mbi kokë, e cila duhet të jetë e njëjtë si ajo që fëmijët e tjerë kanë në të gjithë botën, sepse ju nuk jeni fajtor për atë që ju ka ndodhur dhe jeni të lindur në këto kushte”, tha Jevtic.
Këshilltar i kryetarit të Shtërpcës, Ivica Tanasijevic, tha se në Komunën e Shtërpcës 5% e popullsisë janë persona të zhvendosur nga rajone të ndryshme.
Dita Botërore e Refugjatëve shënohet si ditë e përkujtimit për të gjitha problemet e të zhvendosurve.
Ndërsa, në Komunën e Shtërpcës, ka katër qendra kolektive me rreth 300 të zhvendosur, ku rreth 300 prej tyre gjenden në vendbanime private.