Lajmet e fundit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shënuar sot Ditën Botërore të Biodiversitetit.
Kjo Ministri, në bashkëpunim me institucionet relevante si komunat, OJQ-të - ''Era'', ''Kerrc'' si dhe Shoqërinë Civile në Kampusin e Universitetit të Pejës ''Haxhi Zeka'' shënuan këtë ngjarje të 22 majit me shumë aktivitete, njofton Klan Kosova.
Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit këtë vit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.
22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.
Për herë të parë kjo ditë është shënuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik, njofton Klan Kosova.
Ne këtë manifestim i pranishëm ishte zëvendës ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi i cili në fjalën e tij të rastit mes tjerash ceku se roli dhe rëndësia e biodiversitetit është i një rëndësie të veçantë dhe Njëherit është një sfidë e madhe për vendin tonë.
Përveç kësaj me rastin e shënimit të kësaj dite u bë edhe ekspozita e Herbariumeve të punuara nga profesorë universitarë, studentë të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit ''Haxhi Zeka'', ekspozita e insektariumeve-fluturave nga studentet e Universitetit të Prishtinës dhe organizatës KERRC, njofton Klan Kosova.