Në fund të një rruge të vogël në një nga kodrinat e Kosovës, gjendet një kullë e kishës katolike mbi fshatin e fjetur të Letnicës.
Jehonë çdo mëngjes aty bën gjeli me zërin e tij e që pothuajse e zbukuron çdo pranverë derisa një murgeshë në heshtje lutet brenda shenjëtorës nën një pikturë të gjallë të Nënë Terezës.
Imazhi që gjendet aty është një shenjë e një rëndësie të vacant që bart Gonxhe Bojaxhiu, e reja shqiptare e njohur më vonë si Nënë Tereza ku të devotshmit sot kërkojnë ngushëllim.
Agnes Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht të 1910 në Shkup – babai i saj kishte ndërtuar një shtëpi për të varfërit në manastirin e vogël në Letnicë, e cila më vonë u bë strehë për familjen edhe një vend i shërimit për të poashtu si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht në adoleshencën e saj.
Një mik i ngusht dhe ish-prift i Nënë Terezës, famulltar Don Lush Gjergji i Kosovës, tha për NBC News se Gonxhe Bojaxhiu shpesh kishte rrëfyer për një betejë që kishte pasur me Perëndinë por që në fund kishte fituar Zoti.
‘’Ajo më tha se ajo u dorëzua Nënës së Jezusit në gusht të vitit 1928 në Letnicë, kur ajo vendosi të bëhet një misionare e cila do të ndihmonte çdo person të varfër në botë’’, tha Don Lush Gjergji.
Prifti katolik, ka shkruar një total prej 15 librave mbi jetën, punën dhe shpirtin e Nënë Terezës.
Gjergji për herë të parë me të u takua në Romë në tetor të 1968-ës dhe tha se tashmë kishte një intuitë qysh në atë kohë se ajo është e madhe dhe e shenjtë - e intuita e tij asnjëherë skishte qenë më e sakt.
Nënë Tereza do të shenjtërohet më 4 shtator të këtij viti në Romë.
Ndërkohë në Kosovë, tre murgeshat dhe një prift që ende drejtojnë manastirin në Letnicë, janë duke u përgatitur për një fluks të adhuruesve dhe pelegrinëve në gusht.
Këta të fundit pritet që në një numër të konsiderueshëm pritet të dynden në qytetin 700 vjeçar për të festuar festivalin vjetor të Zonjës së Shenjtë megjithatë këtë vit përshkak të rritjes së vëmendjes së kanonizimit – akti kur Nënë Tereza do të shenjtërohet, numri do të jetë pothuajse 30 mijë persona, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.