14.11.2018 · përditësuar para 2818 dite1 min lexim
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në komunën e Malishevës ka filluar të bëhet shenjëzimi apo vendosja e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet dhe në rrugë ku qarkullimi i veturave është më i madh.
Shenjëzimi po bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorë, njofton Klan Kosova.
“Në projektin e shenjëzimit të rrugëve, janë përfshirë të gjitha rrugët kryesore në qytetin e Malishevës, si dhe katër rrugët kryesore, apo rrugët regjionale, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar shkollave, në të cilat janë duke u vendosur shenjat në afërsi të objekteve shkollore” tha Milazim Morina, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Malishevë.
Ky projekt ka koston e 17 mijë eurove dhe financohet nga buxheti komunal.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.