Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46.
Ai u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.
Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.