Lajmet e fundit

Dhimbje koke:
Dehidratimi dhe stresi i përditshëm janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së zakonshme të kokës. Por, sipas Healthy Food House nuk duhet të injorojmë edhe një tjetër faktor: mikrobet që jetojnë brenda nesh. Një trup i mbushur me toksina irriton sistemin nervor qendror duke sjellë në këtë mënyrë dhimbjen e kokës.
Djersini më shumë se zakonisht:
Laheni çdo ditë, përdorni deodorant, hani shëndetshëm dhe prapë qelbeni nga era e djersës? Nuk është faji i juaj, as i higjienës personale, por i toksinave që keni në trup, të cilat prodhojnë gazra dhe erën e pakëndshme të trupit.
Njolla në lëkurë:
Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndikimit të radikaleve të lira, baktereve që gjenden në ajër, por edhe toksinave që fshihen në kremrat e ndryshëm. Shampo e trupit, sapunët e lëngshëm, locioni hidratues etj përmbajnë kimikate që mund të çojnë në shfaqjen e akneve, ekzemës, njollave të ndryshme në lëkurë etj./Living.al
Mbajtja e tepërt e ujit:
Siç e dini rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga ujë dhe që të funksionojë ka nevojë të hidratohet. Por mbajtja e tepërt e ujit që reflektohet edhe me mungesën e urinimit, është një tjetër simptomë që tregon praninë e toksinave në trupin tuaj.