Lajmet e fundit

Deri më tani keni lexuar shumë studime të cilat tregojnë për përfitimet e mëdha shëndetësore të konsumimit të ujit. Gjatë ditëve të ngrohta verore sasia e ujit që ju konsumoni duhet të jetë minimalisht tetë gota ujë gjatë ditës.
Megjithatë shumë prej nesh nuk i ndjekim këto këshilla dhe disa nga problemet me të cilat përballemi çdo ditë mund të vijnë si pasojë e mungesës së ujit. Trupi mesatar i një të rritur përbëhet në rreth 60% ujë, çka tregon se pse është kaq e rëndësishme që për të mbushur e rifreskuar “depozitat” jetike.
Nëse nuk jeni duke pirë ujë mjaftueshëm atëherë trupi juaj shfaq këto shenja:
Ju e ndjeni gojën më të thatë
Keni lëkurë të thatë dhe rrudha më të theksuara
Ndjen dhimbje kyçesh e muskujsh
Keni filluar të shtoni peshë
Plakje e parakohshme
Urina juaj është në ngjyrë të verdhë të errët
Ndjeheni kaps
Ndjeheni i stresuar dhe i përgjumur
Sëmureni shpesh
Keni ndryshime humori