Lajmet e fundit

Vetëm një në njëqind gra janë në gjendje të njohin një simptomë të zakonshme të kancerit ovarian, thuhet sipas një sondazhi të ri, transmeton Klan Kosova.
Sipas studimi ku të pranishme ishin 1000 gra angleze, vetëm 1% prej tyre e dinin se urinimi i shpeshtë paralajmëron për një prolem.
Ndërkohë, katër në pesë nuk ishin në dijeni se dhimbja e barkut mund të ishte për shkak të kësaj gjendjeje, zbuloi sondazhi.
Qëllimi i Shoqatës Bamirëse për Kancerin Ovarian është të rrisë ndërgjegjësimin e simptomave për t'i ndihmuar gratë që të kenë kujdes dhe të marrin masat sa më shpejt që të jetë e mundur.
