Lajmet e fundit

Jeta e kompozitorit të njohur përmes disa faqeje ditari që la pas në 80-vjetorin e lindjes…
Kur tingujt e Ravel, mbushnin hapësirat e apartamentit ku ai ndante jetën bashkë me të shoqen dhe vajzën Etrin, Feim Ibrahimi ulej në tavolinën e punës dhe shkruante. Ato nuk ishin nota mbi partitura, por shënime mbi atë çfarë nuk mund t’i thoshte dot as te miqtë, apo kolegët.
Me besimin që kishte te shkrimi, ai e dinte se ky ishte një dialog që mund t’ia besonte vetëm vetes, apo Verës (të shoqes). Ajo ishte gjysma tjetër e tij, ajo që e kuptonte me një vështrim gjendjen e kompozitorit. Sot ajo nuk mund të harrojë shqetësimin e tij pas kritikave të vazhdueshme pas Festivalit të XI apo Plenumit IV në fillim të vitit 1973, apo sesi Koncerti nr. 1 për piano dhe orkestër, i cili solli dhe kthesën e parë në muzikën profesioniste shqiptare, do t’i sillte aq shumë ankth.
Në studion e Feimit ajo ende sot ruan procesverbalet origjinale të diskutimeve të gjata deri në mëngjes, dhe zhytet në trishtim. Por çuditërisht në raportin e Plenumit IV, mbajtur nga diktatori, emri i Feimit rreshtohet pas emrave të kompozitoreve Çesk Zadeja e Tish Daija si kompozitorët më të mirë…”Feimi nuk është dënuar me ndonjë internim apo transferim apo burgim…
Feimi është kritikuar ashpër për veprat të cilat i janë censuruar dhe ndaluar për t’u ekzekutuar apo për t’u transmetuar. Kështu janë bërë mbledhje të stërzgjatura, madje edhe në Komitetin e Partisë së Tiranës për Koncertin nr. 1 dhe nr. 2 për piano( 2 u ndalua dhe thuajse u zhduk edhe fizikisht, sepse u fshinë edhe regjistrimet.
Për fat shpëtoi partitura).Po kështu e pësoi edhe Koncerti për oboe&Orkestër. Dhe të mendosh që të tria këto vepra kanë fituar Çmimin e Madh të Dekadës së Majit e pastaj gjithçkaja përmbysej.
Për sa më sipër, unë disponoj procesverbalet origjinale të atyre mbledhjeve që zhvilloheshin në bodrumet apo në sallën e Lidhjes, faksimile të të cilave i kam botuar edhe në librin tim “Vikama e tingullit” dhe kam shpjeguar disi edhe fatin që e shpëtonte. Ndoshta mund të paralelizohet me fatin e më të shquarve tanë në letërsi”, thotë Vera.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: