Lajmet e fundit

Për ju asnjëherë nuk kalon as një javë pa pastruar flokët, por ju mund të i lëni disa gjëra pas dore si për shembull dhëmbët tuaj.
‘’Duke u kujdesur për dhëmbët tuaj ju parandaloni shumë rreziqe që i kanoset trupit tuaj’’, thotë një dentist britanez Bill Kohn.
Ja disa këshilla për t’i larguar disa nga zakonet e dëmshme shëndetësore, për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të pastër.
‘’Mendoni gojën tuaj si një makinë’’, ajo gjithmonë duhet pastruar, pastroni dhëmbët tuaj përveç brushës edhe me pe të veçantë për dhëmbë.
Vizitoni dentistin sa më shpesh që është e mundur.
‘’ Goja juaj nëse nuk pastron dhëmbët është përplot me bakterie’’, duhet zgjedhur edhe ushqimin të cilin e hani, e pas çdo vakti në pamundësi të pastrimit të dhëmbëve përtypni çamçakëzë me mente.
Kujdes për pastën e dhëmbëve të cilën e përdorni, gjithmonë shiqoni përbërjen është mirë të zgjedhni atë e cila ndihmon në parandalimin e kariesit.
Eliminoni sheqernat dhe pijet e gazuara sa më shumë.
Pastroni dhëmbët sa më shumë që mundeni me brushën tuaj duke përdorur nganjëherë edhe sodë bikarboni, ajo dezinfekton dhe largon aromën e keqe të gojës, shkruan Womanshealth transmeton Klan Kosova.