Lajmet e fundit

Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të veçantë për fëmijët pas moshës 3 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, duhet ti jepet një rëndësi e veçantë ushqimit, që nga mëngjesi deri në drekë. Këshillohet që në mëngjes ti jepni bukë, qumësht, djath, qumësht etj, sipas gramaturës së mëposhtme.
Për drekë këshillohet mish pulë dhe fasule. Por ndërkohë që ISHP këshillon prindërit si të ushqejnë fëmijët një tjetër raport i Ministrisë së shëndetësisë tregon se kequshqyerja është në nivele shqetësuese. “Ndonëse rritja ekonomike në Shqipëri ka përmirësuar sigurimin e ushqimit dhe gjendjen e përgjithshme të ushqyerjes, kequshqyerja vazhdon të jetë e pranishme te fëmijët.
Shkaqet e kequshqyerjes nga mikronutrientët në Shqipëri janë një kombinim i mossigurimit të ushqimit në familje, praktikave jo të mira të ushqyerjes dhe kujdesit për foshnjën dhe fëmijën, si dhe aksesi i papërshtatshëm ndaj shërbimeve shëndetësore cilësore. Nga ana tjetër, mbipesha dhe obeziteti si shfaqje të mbiushqyerjes, rritin ndjeshëm rrezikun e diabetit në moshën adulte.Nënushqyerja dhe mbiushqyerja kanë pasoja serioze te mbijetesa dhe zhvillimi i fëmijëve, gjendja e tyre shëndetësore në moshën adulte, si dhe te produktiviteti ekonomik i individëve, komuniteteve dhe kombeve” , -thuhet në raport.
Raporti dhe këshillat
Sipas raportit rreth 19% e fëmijëve nën pesë vjeç ishin të shkurtër për moshën, 5% ishin nënpeshë dhe 22% mbipeshë. Pamjaftueshmëria jodike është një prej shkaqeve më të parandalueshme të prapambetjes mendore te fëmijët, e cila mund të sjellë ulje prej 13.5 pikësh të koeficientit të inteligjencës dhe rezultate të dobëta në shkollë. Kjo pamjaftueshmëri korrigjohet lehtësisht duke përdorur kripë të jodizuar.
Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, prevalenca e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria jodike është ulur në shifrën 55% te fëmijët e moshës shkollore, krahasuar me shifrën 93% në vitin 1993 sipas një tjetër studimi të ISHP-së. Anemia është një problem i rëndësishëm në shëndet publik, pasojat e së cilës përfshijnë rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, prapambetje në rritje, rezultate të dobëta në shkollë, vonesa konjitive dhe apati.
Te të rriturit, anemia shoqërohet me dobësi dhe lodhje, produktivitet të ulët, dhe rrit rrezikun e vdekshmërisë amtare nga hemorragjitë pas lindjes. Sipas këtij studimi, 17% e fëmijëve nga 6-59 muajsh kishin një nivel anemie, prej të cilëve 11% kishin anemi të lehtë (10.0-11.9 g/dl) dhe 6% kishin anemi të moderuar (7.0-9.9 g/dl) (ADHS, 2010). Praktikat e papërshtatshme të ushqyerjes së foshnjës dhe fëmijës, duke përfshirë ushqyerjen nënoptimale me gji dhe ushqyerjen plotësuese, kontribuojnë në kequshqyerjen e fëmijëve dhe pamjaftueshmëritë e mikronutrientëve.
Mossigurimi i ushqimit në familje luan rol në kequshqyerjen e fëmijëve shqiptarë. Sipas një studimi mbi ushqyerjen të kryer në vitin 2010 në pjesën veriore të Shqipërisë dhe në zonat periferike të Tiranës, 34%-43% e familjeve kishin vështirësi në sigurimin e ushqimit për familjet e tyre gjatë vitit.
Ushqimi
Këshillat dhe Studimet
Brokoli
Brokoli është një nga perimet të cilat forcon kujtesën dhe rrit aftësinë e trurit për të reaguar shumë shpejt. Gjithashtu brokoli ndikon te përqendrimi, vëmendja dhe zvogëlon rrezikun e demencës, një sëmundje e trurit
Mishi i pulës
Mishi i pulave të freskëta (kryesisht ato që rriten në fshat jo nëpër pulari), ndihmon personat që vuajnë nga diabeti. Sipas studimeve mishi i pulës nuk përmban yndyrna dhe këshillohet të konsumohet sa më shpesh nga të gjithë personat
Sëmundjet
Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se në temperatura shumë të lartë, trupi i njeriut nuk mund të preket nga disa sëmundje. Sipas studimit kjo vjen për shkak se temperaturat “vrasin” bakteret që janë në trupin tonë.