Lajmet e fundit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 03.01.2019 ka vendosur që greva të pezullohet dhe t’i hapet rrugë dialogut social me qeverinë sipas afateve të premtuara deri në miratim të Ligjit mbi Pagat, njofton Klan Kosova.
“Këshilli Drejtues vendosë që Kryesia e Federatës të monitoroj procesin e grupit negociator dhe sipas rrjedhjes të informoj Këshillin Drejtues të Federatës i cili do të ndërmarr hapat e mëtutjeshëm sindikal”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga FSSHK-ja.
Për çdo grevë apo protestë të organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së, deklarojnë se nuk mbajnë përgjegjësi.
“FSSHK-ë distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës sepse jemi te vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantelbardhëve”, thuhet më tej në komunikatë.