Lajmet e fundit

Moszbatimi në praktikë i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, mosfunksionimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor, marrja e buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, mosfunksionalizimi i odave mjekësore, konsiderohen dobësitë e menaxhimit të shëndetësisë nga ministri Imet Rrahmani.
Këto pika, opozita por edhe Sindikata e Shëndetësisë i konsideron si "pjesë të dështimeve" të kabinetit të Rrahmanit, duke futur këtu edhe hapjen e një spitali privat siç thonë sindikalistët, “në oborrin e QKUK-së”.
Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në QKUK, ka thënë për “Zërin” se duke filluar nga futja e një spitali privat në oborrin e QKUK-së, pastaj sistemi i sigurimeve shëndetësore i premtuar për sy e faqe dhe për rehatim të militantëve të partisë.