09.10.2016 · përditësuar para 3584 dite1 min lexim
Këtë të diel është hapur për herë të parë Kisha Katolike “Shën Abraham” në Llapushnik të Drenasit.
Për shugurimin e kësaj kishe prezent është edhe kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.
Derisa mesha e se dielës po vazhdon për besimtarët katolik, dodë Gjergji gjatë ligjërimit të tij, ka bërë me dije se pozita e kësaj kishe që gjendet në maje kodre, duhet të shihet si simbol i paqes dhe tolerancë.
Gjergji shtoi se kjo kishë do të jetë simbol i dashurisë dhe pajtimit ndërfetar, njofton Klan Kosova.
Derisa besimtarët katolik po e ndjekin meshën e së dielës për herë të parë këtu, Gjergji bëri me dije se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta e besimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.