Lajmet e fundit

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës, ka thënë se në Kosovë nuk kishte tërmet.
Mustafa ka theksuar se tërmeti ka goditur në Rumani, njofton Klankosova.tv.
“Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet”, ka thënë Mustafa.
“Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”.