Lajmet e fundit

Në rrugën që të dërgon nga Prizreni në Prevallë mbrëmë gjatë natës ka pasur shembje të gurëve gjë që ka bllokuar edhe këtë rrugë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
“Ka pasur shembje të gurëve në këtë pjesë mbrëmë gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut” ka thënë ai.
Berisha ka bërë të ditur se rruga është pastruar ndërsa nga ora 3 rruga është e lirë për qarkullim rrugor duke treguar se si pasojë e kësaj shembje nuk ka pasur dëme.