Si pasojë e reshjeve të dendura, është shkaktuar shembje e dheut në fshatin Brestoc të Rahovecit.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksi, shembja e dheut paraqet rrezik për banorët afër, pasi ka ndodhur në afërsi të shtëpive të banimit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, situatë e rënduar si pasojë e përmbytjeve është paraqitur në Gjakovë, Malishevë, Prizren, Skenderaj, Drenas, Prishtinë e zona të tjera.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.