Lajmet e fundit

Të 41 punëtorët janë shpëtuar nga një tunel i shembur në Indi pasi kanë mbetur të bllokuar për më shumë se dy javë.
"Jam plotësisht i lumtur dhe i lehtësuar", tha ministri i autostradave të Indisë, Nitin Gadkari, ndërsa vlerësoi punonjësit e shpëtimit për përpjekjet e tyre, raporton Sky News, transmeton Klan Kosova.
Një turmë e banorëve vendas bërtiste parulla "Bharat Mata ki Jai", ose "Rroftë nëna Indi" dhe shpërtheu fishekzjarre teksa punëtorët e bllokuar dolën nga tuneli i shembur në shtetin Himalayan të Indisë, Uttarakhand.