Lajmet e fundit

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur pasi një mur i hotelit në Peru u rrëzua gjatë një dasme.
Shefi i mbrojtjes civile, Jorge Chavez, ka thënë se dhjetëra njerëz ishin duke vallëzuar kur u shemb muri dhe çatia e hotelit Alhambra të dielën herët, njofton Klan Kosova.
Ai i tha RPP radio se të paktën 30 njerëz janë të lënduar kur dolën nga rrënimet dhe u dërguan në spital.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim ndër rrënoja për të mbijetuarit, njoftojnë mediat lokale.
Në dasmë ishin rreth 100 mysafirë, por vetëm 50 prej tyre ishin afër murit kur ai u rrëzua.
Autoritetet thanë se disa rrëshqitje të dheut pranë hotelit shkaktuan rrëzimin e murit pas reshjeve të shiut.