Lajmet e fundit

Një incident ka ndodhur sot në rrugën A në Prishtinë, ku një kran është shembur në një vendpunishte.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, dy persona kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së kranit.
Burimet bëjnë të ditur se të dy personat janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.