Lajmet e fundit

Ura e drurit që lidh zonën e Manastirit në Zvërnec të Vlorës është shkatërruar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket sesi “ka humbur” një pjesë e urës, për shkak të amortizimit.
Turistët që vijnë deri këtu mjaftohen me një foto nga larg të Manastirit dhe iu duhet të kthehen përsëri. Për të dytin vit radhazi, ura e drurit është lënë në mëshirë të fatit, pavarësisht se konsiderohet si pjesë e trashëgimisë dhe e peisazhit të zonës.
Rreth dy vjet më parë, në gusht të vitit 2014, ura u rikonstruktua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me autoritetet vendore.
