Lajmet e fundit

Në zonën e Kukësit, Pukës dhe Peshkopisë shkarjet e tokës janë kthyer në shqetësim serioz. Edhe më alarmante paraqitet gjendja në Gjirokastër. Reshjet kanë dëmtuar rrugën e Antigonesë, duke e bërë atë të pakalueshme nga mjetet.
Shkarjet vazhdojnë ende duke e bërë këtë një rrugë të rrezikshme edhe për këmbësorët. Rruga nisi të prishej që në muajin Shkurt, kohë kur bashkia në mënyrë provizore bëri sheshimin e pjesës së mbetur , duke mundësuar kalimin me vështirësi të automjeteve, shkruan Tv Klan.
Rruga Asim Zeneli – Antigone, 8 km u inagurua në vitin 2011, me një investim të qeverisë shqiptare me vlerë 280 milion lekë. Ajo mundëson komunikimin për 1200 banorë të fshatrave Asim Zeneli, Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinishtë.