Nëntë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja pasi një oxhak u shemb në një fabrikë në Kunamoto, tha ekipi i emergjencës në Kumamoto.
Njëmbëdhjetë persona mbetën të bllokuar, por dy prej tyre u gjetën më vonë të vdekur, tha ekipi. Gjendja e të tjerëve është e panjohur.
Fabrika e Industrive të Letrës Nippon në YatsushiroReuters
Ndërkohë, pas një shpërthimi në qendrën tregtare Aeon, katër persona u nxorën nga vendi i ngjarjes me lëndime dhe u dërguan në spital, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur, tha ekipi i reagimit ndaj emergjencave të prefekturës Kumamoto. Thuhet se shkalla e dëmit ishte ende duke u hetuar ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.