Lajmet e fundit

Një vajzë tre vjeçare ka vdekur si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër tek Shadërvani në Prizren.
Ngjarja tragjike ka ndodhur derisa vajza ishte duke luajtur në afërsi të objektit ku më pas edhe është shembur duke e zënë vajzën në fjalë, njofton Klan Kosova.
Raportohet se fëmija tashmë i ndjerë është dërguar menjëherë në emergjencë nga familjarët por pas 30 minutash mjekët e konstatuan vdekjen e vogëlushes, njofton Klan Kosova.
Bëhet e ditur që të lënduar janë edhe dy persona të tjerë të gjinisë femërore, një vajzë 10 vjeçare si dhe nëna 40 vjeçare.