Lajmet e fundit

Një ndërtesë dykatëshe është shembur në kinë në qendrën e provincës Henan, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe lëndimin e 23 të tjerëve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë kërkime gjatë tërë natës së mbrëmshme që të gjejnë trupat e viktimave apo ndonjë të mbijetuar nga kjo tragjedi që goditi kinën.
9 nga punëtorët e ndërtimit që janë lënduar, po trajtohen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetë, kanë thënë zyrtarët kinezë.