Një urë për këmbësor është shembur në Linz të Austrisë, duke lënë lënduar rëndë dy persona që gjendeshin në kamionin që siç raportohet goditi urën.
Sipas informacioneve fillestare, shoferi i kamionit mund ta ketë llogaritur gabim lartësinë e urës në lagjen Auwiesen të Linz ( Austri ) ndërsa po hynte në një garazh parkimi nëntokësor, raportuan mediat lokale, transmeton Klankosova.tv
Shërbimet e emergjencës e ngritën me kujdes urën e shembur duke përdorur një vinç.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar, pasi në momentin e shembjes së urës nuk kishte këmbësor në urë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.