Lajmet e fundit

Ooh la la!
Blake Shelton dhe Gwen Stefani nuk u ndalën duke krijuar lajme rreth tyre, që kur këtë lidhje e bënë publike në CMA Awards muajin e kaluar – dhe gjerat po bëhen çdo ditë e më të nxehta ndërmjet kësaj dysheje!
Blake me të vërtetë është i magjepsur pas Gwen dhe flet për të me secilin që e pyet”, ka thënë një burim i afërt me të për Hollywood Life. “Gjatë xhirimeve të emisionit ”The Voice” ai duhet që fillimisht të sigurohet se nuk ka shenja buzëkuqi në fytyrën e tij, meqë në prapaskenë gjatë gjithë kohës është parë me to”.
Por është e qartë se atij i pëlqen kjo! Burimi më tej ka vazhduar “Ai gjithmonë bën shaka dhe thotë se ato shenja i ka plagët e luftës. Se kishte shkuar në betejë për ta puthur Gwen dhe se ajo ka fituar”, transmeton Klan Kosova.