Lajmet e fundit

Njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Sheholli i ka thënë Klan Kosovës se Lista Serbe ka kaluar pikën kufitare në Merdare dhe është futur në territorin e Kosovës.
Sheholli poashtu më herët në një lidhje telefonike për Klan Kosovën kishte thënë se Lista Serbe nga Beogradi ku kanë pasur një takim arrin në Kuvend në orën 18:30.
Në ndërkohë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Ramush Haradinaj dhe vartësit e tij është në pauzë e duket se nuk do të nisë pa arritur Lista Serbe në Kuvend.
Nëse e llogarisim distancën, bazuar në atë që deklaroi Sheholli për 40 minuta mund të arrijë në Kuvendin e Kosovës pra rreth orës 18:45 ose 50.