Lajmet e fundit

Shefqet Krasniqi pritet të përballet sot në gjykatë me akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
Në seancën e zhvilluar më 14 dhjetor të vitit të shkuar, aI u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.
Në aktakuzë konstatohet se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.