Lajmet e fundit

Pas aderimit një ditë më parë në AAK të 21 të rinjve studentë nga Ferizaj, sot kësaj partie i është bashkuar edhe Shefqet Gashi, një aktivist shumëvjeçar i çështjës kombëtare.
Atij mirëseardhje në këtë subjekt politik i ka uruar kreu i saj, Ramush Haradinaj .
Me këtë rast, Haradinaj tha se partia të cilën e drejton ai është në fazë të reformimit të saj, ku një prej objektivave strategjikë, është hapja e dyerve për kuadro të reja, të cilat kërkojnë një qasje ndryshe në politikën kosovare.
Nga ana tjetër,Gashi tha se po i bashkohet Aleancës, për shkak të qasjes konstruktive që ka kjo parti dhe lideri i saj, që siç tha ai" në proceset më vendimtare për Kosovën", transmeton Klan Kosova.