Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nuk e ka të qartë se çka është Trepça, të paktën sipas një deklarate në të cilën i referohet gjigantit metalurgjik si prodhues i rrymës, njofton Klan Kosova.
“Megjithatë dua të them se Trepça është një nga çështjet më me rëndësi të strategjisë energjetike të Kosovës. Synimi ynë është që së shpejti të shohim një strategji ekonomike, ku Trepça dhe të gjitha burimet tjera energjetike do të zhvillohen në një tjetër mënyrë. Dhe që këto burime energjetike të jenë pjesë e një strategjie globale” ka thënë Apostolova.
Për këto lëshime të Apostolova-s, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, sipas të cilit kjo tregon një qasje jo fortë serioze të një pjese të ndërkombëtarëve sa i përket politikave zhvillimore ekonomike të Kosovës.
Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, mohoi të ketë informata për fjalët e emisares evropiane.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi