Lajmet e fundit

Me dy tri fjalë, i ja shpjegoi Isa Mustfës se çka përmban dokumenti që ia dorëzoi të mërkurën.
Kështu shefja e BE-së, në Prishtinë, Natalia Apostolva, e kreu detyrën e sjelljes te kryeministri kosovar, Raportin e Progresit, të ardhur nga Brukseli, njofton Klan Kosova.
Këtu asnjëri, nuk u deklarua për media.
Paraprakisht, një kopje të Raportit të Progresit, ku Kosova, më shumë kritikohet sesa lavdërohet, Apostolova, ia çoi në zyrë dhe kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Ky i fundit u zotua se institucionet do punojnë në përmbushjen e shumë kritereve ,drejt rrugës për në Bashkimin Evropian, por si më urgjente e sheh heqjen e vizave
Këtë vit si rëndom pos Kosovës, raporti i Progresit është paraqitur dhe për gjitha shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, që një ditë synojnë të bëhen anëtar të Bashkimit Evropian.
Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë të gazetarit Besnik Tahiri.
https://www.youtube.com/watch?v=oSo_K9HOeUo&feature=youtu.be