Lajmet e fundit

Shefi i Pentagonit, Ashton Carter ka arritur në Bagdad të Irakut, për bisedime me kreyministrin Haider al-Abadi dhen liderët irakianë, lidhur me luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) dhe planet për rimarrjen e Mosulit nga militantët.
“Ajo që ne do të diskutojmë me kryeministrin, Haider al-Abadi, dhe komandantët tanë atje janë planet e ardhshme në kampanjën që përfshin shkatërrimin dhe kontrollin ndaj Mosulit”, ka thënë Carter për mediat para vizitës.
Vizita e tij, që është e katërta me radhë në Irak qysh nga puna e tij në muajin shkurt të vitit 2015 vjen dy ditë pasi forcat irakiane kanë marrë kontrollin e bazës ajrore në jug të Mosulit, transmeton Klan Kosova.
Carter këtë rimarrje e ka përshkruar si fitore kryesore strategjike, duke thënë se baza mund të shërbejë për lansim të operacioneve të ardhshme për rimarrjen e Mosulit, që është nën kontrollin e IS-it.
Carter dhe presidenti amerikan, Barack Obama janë kritikuar për këtë kampanjë e cila ka filluar në vjeshtën e vitit 2014.