Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimet e tij në këshill mbi situatën në Gaza.
Në një fjalim ai ka thënë se 100 ditët e fundit kanë qenë zemërthyese dhe katastrofike për civilët palestinezë në Gaza, raporton Klan Kosova.
“Unë do të vazhdoj në kapacitetin tim të kufizuar të ndjek të gjitha përpjekjet për të punuar për lirimin e tyre [të robërve izraelitë]”, ka thënë Guterres.
“100 ditët e fundit kanë qenë zemërthyese dhe katastrofike për civilët palestinezë në Gaza. Ditët e fundit, ofensiva ushtarake është intensifikuar në Khan Younis me shumë viktima të tjera”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë se e gjithë popullsia e Gazës po përjeton shkatërrim në një shkallë dhe shpejtësi të paprecedentë në historinë e fundit.
“Tragjikisht, 153 kolegë tanë janë vrarë, një burim pikëllimi pa fund për të gjithë ne”, është shprehur Guterres.