Lajmet e fundit

Policia japoneze e ka arrestuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë së dështuar MtGox, e cila njëherësh ishte edhe shkëmbimi më i madh në botë i monedhës virtuale - Bitcoins.
30 vjeçari Mark Karpeles, dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të shkëmbimit, për të falsifikuar të dhënat mbi bilancin e pa definuar.
MtGox ka pohuar se ajo është shkaktuar nga një virus dhe me vonë ka aplikuar për falimentim.
Agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo News, ka deklaruar se avokati i Karpeles i ka mohuar akuzat se klienti i tij ka bërë diçka ilegale, transmeton Klan Kosova.
Karpeles, i cili është i lindur në Francë, dyshohet se ka përfituar shumën e rreth 1 milion dollarëve, ka thënë agjencia.
Në mars të vitit 2014, një muaj pasi kanë aplikuar për falimentim, MtGox ka deklaruar se janë gjetur 200 mijë bitcoins të humbura.
Kompania ka thënë se i kanë gjetur paratë virtuale me rreth 116 milionë dollarë në një kuletë të vjetër virtuale nga viti 2011.
Kjo e bën numrin total të humbjeve të parasë virtuale në 650 mijë, nga 850 mijë sa ishin.
Bitcoin është një monedhë virtuale, e ndërtuar rreth një protokolli të komplikuar kriptografik dhe një rrjet global i kompjuterëve, që mbikëqyr dhe verifikon se cilat monedha janë shpenzuar dhe nga kush.