Shefi ekzekutiv i Google u ka dërguar një email punonjësve duke i inkurajuar ata të kthehen në punë në zyrë për afërsisht tre ditë në javë pas lethësimit të masave.
Firma filloi rihapjen e zyrave në prill dhe tani ka paraqitur detajet se si e parashikon javën e re të punës hibride.
Në email, Sundar Pichai lartëson përfitimet e punës në zyrë.
Në të kundërtën, Twitter ka thënë se punonjësit mund të punojnë nga shtëpia "përgjithmonë".
Facebook ka thënë gjithashtu që punonjësit e saj mund të vazhdojnë me punë në shtëpi.
Google ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur shpërtheu pandemia vitin e kaluar. Njerëzit mund të vazhdojnë të punojnë në distancë deri në shtator.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.