Lajmet e fundit

Drejtori i FBI, James Comey ka hedhur poshtë pretendimin e Donald Trump, se paraardhësi i tij Barack Obama kishte urdhëruar atë për të përgjuar telefonin, para se ai të zgjidhej President i SHBA-së.
Comey thuhet se ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, për të kundërshtuar publikisht pretendimet që u bën ndaj tij, përcjellë Klan Kosova.
Ai ka kërkuar që të korrigjohet dicka e tillë sepse ajo në mënyrë të gabuar lë të kuptohet se FBI thyen ligjin.
Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë ende nuk ka dal me ndonjë sqarim apo koment rreth këtij rasti, përcjellë Klan Kosova.