Lajmet e fundit

E kishte paralajmëruar edhe më herët, por duket se tashmë Ed Sheeran e ka vendosur përfundimisht që të shkëputet nga muzika.
Këngëtari ka thënë se ky vendim ka qënë i rëndësishëm për të, por e ka justifikuar me faktin se ka nevojë për pushim.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Ed Sheeran sqaron: “Jam me miqtë dhe familjarët momentalisht, kështu që nëse ju më doni vërtet, më lejoni të zhdukem për disa muaj dhe të komunikoj me ju sa më pak të jetë e mundur. Mendoj se kam nevojë për pushim nga telefoni, rrjetet sociale dhe posta elektronike”.
Këngëtari ka treguar se do të mbyllë edhe datat që ka caktuar, deri më 12 dhjetor dhe më pas do të shkëputet për 9-muaj. /albeu