Lajmet e fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Internacionales Socialiste që u mbajt këtë javë në selinë qendrore të OKB-së në New York, me pjesëmarrjen e partive social-demokrate nga e gjithë bota.
VV bën me dije se diskutimet në këtë kongres u përqendruan rreth çështjeve të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ndryshimeve klimatike.
"Gjatë dy ditëve të këtij Kongresit Kryetari Ymeri pati mbi dhjetra takime me delegacionet pjesëmarrëse duke i dhënë një vemendje të veçantë takimeve me delegacionet nga shtete si Spanja që ende nuk e kanë njohur Kosovën" thuhet në njoftimin e këtij subjekti.
Vizita e tij në SHBA vazhdon këto ditë me takime në Washington me kongresmenë amerikanë që punojnë nga afër me Ballkanin dhe me çështjen shqiptare, transmeton Klan Kosova.