16.11.2018 · përditësuar para 2815 dite1 min lexim
Stuhia e borës goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e kësaj humbën jetën tetë persona.
Teksa edhe shumë qytetarë tjerë mbeten pa rrymë, po ashtu u shtyn 2 mijë e 252 fluturime dhe u anuluan 596 sosh të tjera.
Bora dhe akulli fillimisht goditën MidWestin e vazhduan me Pensilvanin, New Jerseyn dhe më vonë me pjesën verilindore.
Policia e Shtetit të New Jersey u tha banorëve të qëndrojnë në shtëpi, kështu që rrugët mund të pastrohen më lehtë, dhe nëse dalin duhet të kenë kujdes derisa vosisin.
Shërbimi Kombtar i Motit, tregoi se trashësia e borës ka shkuar nga 15 cm deri në 30cm, transmeton Klan Kosova.
Ky mot përfshiu edhe New York-un. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se forca e stuhisë së dëborës e zuri qytetin në befasi. Teksa në Pensilvani, disa autobusë me nxënës mbetën në rrugë pasi nuk munden të kalonin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.