Lajmet e fundit

Duke folur në një forum biznesi amerikano-ukrainas, nënpresidenti amerikan Joe Biden premtoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për ekonominë dhe sigurinë në Ukrainë.
Ai i bëri thirrje Ukrainës që të luftojë korrupsionin dhe të zhvillojë reforma për ta bërë vendin sa më tërheqës për investitorët e huaj. Në forum merrte pjesë edhe kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk.
"Një Ukrainë e suksesshme do të jepte shembull se si do të dukej Evropa gjatë 15 dhe 20 viteve të ardhshme."
Shtetet e Bashkuara po ashtu po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të ndihmave ushtarake në Ukrainë për t’u mbrojtur nga agresioni rus.