Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, John Nicholson, tha se vendimi për të përdorur bombën më të mëdha jobërthamore kundër grupit militant Shteti Islamik në Afganistan është marrë në komunikim me zyrtarët në Uashington.
"Ka qenë arma e duhur kundër objektives së duhur", tha Nicholson për gazetarët në Kabul, njofton Radio Europa e Lirë.
Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Davlat Vaziri, tha se 36 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë nga shpërthimi masiv, ndërsa civilët nuk janë dëmtuar.
Bomba është hedhur në qarkun Açin të provincës Nangarhar.
Kryeshefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, konfirmoi se sulmi është kryer në koordinim me qeverinë dhe se është bërë "kujdes i madh për civilët".
Bomba që është hedhur GBU-43/B është zhvilluar për përdorim në luftën në Irak dhe për herë të parë është testuar në vitin 2003.
Ajo nuk është përdorur kurrë në aksione deri më 13 prill.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.